Prof. Dr. Sami Surdulli është një nga emrat e respektuar të arsimit i cili prej vitesh po kontribuon në edukimin dhe përgatitjen e gjeneratave të reja në fushën e ekonomisë.
Me doktoraturë në Shkencat Ekonomike dhe përvojë të ndërthurur në arsim, akademi, biznes dhe kërkime shkencore ndërkombëtare, Prof. Surdulli që nga viti 2004 është pjesë e stafit të shkollës profesionale “Bahri Haxha” në Vushtrri.
Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë i angazhuar në edukimin e nxënësve, duke synuar që përmes njohurive teorike dhe përvojës praktike t’i përgatisë ata për sfidat e tregut të punës dhe zhvillimet e ekonomisë moderne.

Përkushtimi i tij shtrihet përtej mësimit në klasë. Angazhimi në kërkime shkencore dhe përvoja profesionale e kanë bërë atë një figurë që lidh arsimin me praktikën dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e ekonomisë.
Për shumë vite, Prof. Dr. Sami Surdulli ka dëshmuar se misioni i një mësimdhënësi nuk kufizohet vetëm në përcjelljen e njohurive, por edhe në formësimin e profesionistëve të rinj dhe orientimin e tyre drejt së ardhmes.
Një profesor që nuk mëson vetëm ekonominë, por kontribuon në ndërtimin e ekonomistëve të së ardhmes. /Marrë nga Vushtrria Sot