Pupovci: Rezultatet e PISA-s nuk duhet të harrohen pas dy-tri ditësh



nder titull

- Advertisement5 -

Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka vlerësuar se rezultatet e dobëta të Kosovës në PISA janë pasojë e problemeve të grumbulluara ndër vite dhe e moszbatimit të reformave arsimore.

- paragrafi 1 -

Ai tha se ndryshimet duhet të nisin që në klasat e hershme, veçanërisht në leximin me kuptim dhe bazat e matematikës, ndërsa institucionet duhet të sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.

- Advertisement - M1

Ai tha se alarmi pas publikimit të rezultateve të PISA-s zgjat dy-tri ditë, pastaj çështja shkon në harresë deri në publikimin e rezultateve të radhës.

“Masat për ndryshimin e gjendjes nuk po zbatohen me vazhdimësinë dhe seriozitetin e nevojshëm, ndërkohë, alarmi pas publikimit të rezultateve të PISA-s zgjat dy-tri ditë, pastaj çështja shkon në harresë deri në publikimin e rezultateve të radhës”.

“Problemet që evidenton PISA grumbullohen gjatë gjithë shkollimit. Një fëmijë që nuk e zotëron leximin me kuptim në klasat e hershme do të ketë vështirësi edhe në matematikë, shkencë dhe lëndë të tjera. Nëse këto vështirësi nuk identifikohen dhe trajtohen me kohë, nxënësi kalon nga një klasë në tjetrën, ndërsa boshllëqet mbeten dhe thellohen”, ka thënë Pupovci për RTKlive.