Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori



nder titull

- Advertisement5 -

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë paralajmëruar grevë nga data 1 shtator për shkak të mos ekzekutimit të pagesave për muajin korrik.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka njoftuar, kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi.

- Advertisement - M1

Në njoftim thuhet se me diskutimin e të gjithë kryetarëve të shoqatave u dakordua që nëse pagesat e punëtorëve nuk janë në llogaritë e tyre bankare deri më 31 gusht 2026, nga 1 shtatori do të fillohet me grevë.

“Kërkesa jonë është e qartë: puna e kryer duhet të paguhet”, thuhet në njoftim.