Puna dhe përkushtimi sjellin rezultate, suksesi i mësimdhënësit Gzim Ceka



nder titull

- Advertisement5 -

Mësimdhënësi i Historisë në shkollën “Gafurr Luma” në Glloboçicë të Kaçanikut, Gzim Ceka, ka bërë të ditur një rezultat të veçantë në kuadër të Testit të Arritshmërisë.

- paragrafi 1 -

Sipas Cekës, pas 18 vitesh përvojë pune në arsim, ai është renditur në vendin e parë në mesin e mësimdhënësve të lëndës së Historisë, me një kalueshmëri prej 60 për qind të nxënësve.

- Advertisement - M1

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mësimdhënësi e ka cilësuar këtë rezultat si fryt të punës, përkushtimit dhe vetëbesimit, duke shprehur mirënjohje për shëndetin, forcën dhe vullnetin për të punuar me përkushtim çdo ditë.

“Me punë arrihet çdo gjë!”, ka shkruar Ceka, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij profesional.