Pas 38 vitesh në shërbim të arsimit, profesori i kimisë në Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Agani” në Klinë, Kolë Nika, ka përmbyllur karrierën e tij profesionale, duke lënë pas një kontribut të çmuar në edukimin e shumë brezave.
Gjatë gjithë angazhimit të tij si mësimdhënës, profesor Nika u dallua për përkushtimin dhe profesionalizmin. Edhe gjatë periudhës së luftës, ai i qëndroi besnik misionit të tij, duke kontribuar në ruajtjen e arsimit shqip në rrethana të vështira.
Me rastin e pensionimit, kolegët dhe bashkëpunëtorët kanë shprehur mirënjohje për kontributin e tij ndër vite, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe një pension të mbarë.
Profesorit Kolë Nika i urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe një pensionim të mbarë.
