Probit Academy Kids tani edhe në Pejë – hapen programet e teknologjisë dhe programimit për fëmijë



nder titull

- Advertisement5 -

Probit Academy Kids ka njoftuar zgjerimin e aktiviteteve të saj edhe në qytetin e Pejës, pas kërkesave të shumta të prindërve për përfshirjen e fëmijëve në programe të teknologjisë dhe programimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të publikuar nga akademia, regjistrimet për fëmijët që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtyre programeve tashmë janë të hapura.

- Advertisement - M1

Me këtë hap, Probit Academy Kids synon t’u ofrojë fëmijëve në Pejë mundësi për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e teknologjisë dhe programimit, përmes programeve të dedikuara për grupmoshat e reja.

Prindërit e interesuar mund të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve të tyre përmes kanaleve të komunikimit të akademisë.

- Advertisement - m2