Pianistja Eni Ademi hap turneun veror evropian të International Piano Balkan Academy



nder titull

- Advertisement5 -

International Piano Balkan Academy ka njoftuar fillimin e turneut veror evropian të koncerteve, përmes të cilit do të prezantohen talentet e akademisë në disa prej skenave më të njohura të muzikës klasike në Evropë.

- paragrafi 1 -

Pianistja Eni Ademi do të jetë artistja e parë që do të përfaqësojë Kosovën dhe International Piano Balkan Academy në këtë turne, me paraqitjen e saj në León Piano Meeting dhe në koncertin e Fundación Eutherpe në León të Spanjës.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit të akademisë, ky është vetëm fillimi i një sezoni të pasur artistik. Gjatë gjithë verës, pianistët e International Piano Balkan Academy do të performojnë në skena dhe festivale të njohura ndërkombëtare të muzikës klasike, duke vazhduar turneun me koncerte në Romë, Procida, Madrid dhe Vjenë.

Akademia thekson se këto paraqitje ndërkombëtare dëshmojnë përkushtimin e saj në promovimin e artistëve të rinj dhe në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes muzikës klasike.

International Piano Balkan Academy bën të ditur se do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për pianistët e saj, duke i zhvilluar ata në skena prestigjioze evropiane, me synimin për të avancuar karrierën e tyre artistike në nivel ndërkombëtar./KultPlus.com

- Advertisement - m2

ed