Pianistja e re nga Prizreni, Hira Haxhibeqiri, ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Special Prize” gjatë pjesëmarrjes në Mimas Festival, në Itali.
Gjatë muajit gusht, në kuadër të Piano Balkan Academy, Haxhibeqiri mori pjesë në dy koncerte, fillimisht në Romë dhe më pas në ishullin e Procidës.
Paraqitja e pianistes së re në Procida u kurorëzua me një vlerësim të veçantë nga organizatorët, të cilët e nderuan me çmimin “Special Prize”.
Ky sukses përbën një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Hira Haxhibeqirit, e cila përmes paraqitjeve në skena ndërkombëtare po prezanton talentin e saj, por edhe Kosovën në arenën kulturore jashtë vendit.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla ndërkombëtare i ofron pianistes së re mundësi të reja për zhvillim artistik dhe përvojë profesionale në fushën e muzikës.



