Pensionohet profesori i artit, Hysen Bytyqi nga Lipjani



nder titull

- Advertisement5 -
Gjimnazi “Ulpiana”, në Lipjan ka njoftuar se është pensionuar profesorin e artit, Hysen Bytyqi, shkruan AlbanianEducation.net.
Atij i është ndarë mirënjohje e veçantë për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.
Postimi i shkollës:
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin shumëvjeçar në arsim dhe edukim
Në një ceremoni përmbyllëse, kolektivi i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan sot përcolli në pension profesorin e artit, Hysen Bytyqi, duke i shprehur mirënjohje të veçantë për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.
Me këtë rast, drejtori i shkollës, z. Semir Gashi, i ndau profesor Hysen Bytyqit mirënjohje në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe kontributin e tij të gjatë në jetën arsimore të Gjimnazit “Ulpiana”.
Me respekt dhe mirënjohje, i urojmë profesor Hysen Bytyqit shëndet, mbarësi, jetë të gjatë dhe shumë momente të bukura në kapitullin e ri të jetës!
Faleminderit për gjithçka, profesor!
825756542 1658202339429442 4409818876596184436 n