Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka njoftuar se është pensionuar profesori Alirahmi Karahoda, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
KOKTEJ ME RASTIN E PENSIONIMIT TË PROFESORIT ALIRAHMI KARAHODA
Sot, në Gjimnazin “Gjon Buzuku” – Prizren, u organizua një koktej rasti me rastin e pensionimit të profesorit të Gjeografisë, z. Alirahmi Karahoda, pas më shumë se 42 vitesh punë dhe përkushtim në arsim.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kolegët dhe drejtoria e shkollës shprehën mirënjohjen e tyre për kontributin e jashtëzakonshëm të profesorit në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve.
Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë profesional, profesori Alirahmi Karahoda u dallua për përkushtimin, profesionalizmin, korrektësinë dhe respektin ndaj nxënësve dhe kolegëve, duke lënë gjurmë të çmuara në historinë e shkollës sonë.
Me këtë rast, Drejtoresha e SH.M.L. “Gjon Buzuku”, MSc. Gylaj Shipkovica, i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e veçantë profesorit Karahoda për kontributin e tij shumëvjeçar në arsim.
I nderuar profesor Alirahmi, faleminderit për mbi 42 vite përkushtim, punë dhe kontribut!
Ju urojmë pensionim të mbarë, shëndet, lumturi, qetësi dhe shumë vite të bukura pranë familjes suaj!
Me respekt,
Gjimnazi “Gjon Buzuku”