Pensionohet profesoresha Nerxhivane Krasniqi



nder titull

- Advertisement5 -

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqit, njëherësh Ushtruese e Detyrës së Dekanes së Fakultetit të Edukimit, duke nderuar kontributin e saj shumëvjeçar në arsimin e lartë dhe në zhvillimin e fakultetit.

- paragrafi 1 -

Në fjalën e saj, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi falënderoi kolegët, bashkëpunëtorët dhe studentët për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite, duke theksuar se rrugëtimi i saj profesional në Universitet do të mbetet një ndër përvojat më të vlefshme të jetës së saj.

- Advertisement - M1

Gjatë ceremonisë u theksua gjithashtu kontributi i Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqit në organet drejtuese të Universitetit, ku ajo ka shërbyer si anëtare e Këshillit Drejtues nga viti 2021 gjatë një mandatit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin institucional.

Stafit akademik dhe administrativ i Fakultetit të Edukimit, shprehën fjalë vlerësimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin shumëvjeçar, ndërsa profesoreshës iu uruan shëndet, mbarësi dhe suksese në këtë etapë të re të jetës.