Shkolla “Kadri Zeka”në Dubravë të Kaçanikut ka njoftuar se është pensionuar mësuesi i matematikës, Izjah Vishi, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla e falënderon mësuesin Izjah për çdo orë mësimore, për çdo nxënës që ka udhëzuar, për çdo këshillë, për çdo buzëqeshje dhe për çdo gjurmë që ka lënë gjatë viteve.
Njoftimi i shkollës “Kadri Zeka”në Dubravë të Kaçanikut:
🌿 Një ditë e veçantë për një mësues të veçantë… 🌿
Sot, me shumë emocion, mirënjohje dhe respekt, në shkollën tonë përshëndetëm mësuesin e matematikës, Izjah Vishi, në një program të përgatitur enkas për të shënuar përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm të jetës së tij profesionale – pensionimin.
Pas shumë vitesh përkushtim, punë dhe sakrificë, sot nuk ishte thjesht një ditë lamtumire. Ishte një ditë për të thënë FALËMINDERIT.
Faleminderit për çdo orë mësimore, për çdo nxënës që keni udhëzuar, për çdo këshillë, për çdo buzëqeshje dhe për çdo gjurmë që keni lënë gjatë viteve në shkollën tonë. 📚
Për ne, kolegët tuaj, sot është e vështirë të themi “mirupafshim”, sepse pas kaq vitesh nuk po largohet vetëm një mësues nga klasa – po largohet një koleg, mik dhe pjesë e çmuar e familjes sonë shkollore.
I dashur mësues Izjah, pensionimi qoftë fillimi i një kapitulli të ri, më të qetë, të bukur dhe të mbushur me shëndet, gëzim e momente të lumtura pranë njerëzve tuaj të dashur.
Ju falënderojmë për gjithçka që dhatë ndër vite.
Do të na mungojë prania juaj, por gjurmët tuaja do të mbeten gjithmonë pjesë e shkollës sonë.
🌹 Urime pensionimin, mësues Izjah Vishi!
Me respekt dhe mirënjohje të përzemërt nga kolegët dhe nxënësit tuaj.