Shkolla “Migjeni”, në Gjinoc të Suharekës ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Gani Hajdaraj.
Shkolla thotë se mësuesi Gani për vite me radhë i shërbeu arsimit me profesionalizëm dhe përkushtim.
Njoftimi i plotë:
Sot, me shumë respekt dhe mirënjohje, përcjellim në pension një nga mësimdhënësit tanë ms. Gani Hajdaraj, i cili për vite me radhë i shërbeu arsimit me profesionalizëm dhe përkushtim.
Kontributi, puna dhe gjurmët e lëna te brezat e nxënësve do të mbeten pjesë e çmuar e historisë së shkollës sonë.
Ju urojmë shëndet, lumturi, jetë të gjatë dhe shumë momente të bukura pranë familjes!
Urime pensionimin dhe një kapitull të ri, të mbushur me qetësi e gëzim!