Pensionohet mësimdhënësja Sanije Krasniqi – pas 24 vitesh kontribut në arsim



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Lasgush Poradeci”, në Myzqeinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësja e gjuhës shqipe, Sanije Krasniqi.

- paragrafi 1 -

Gjatë karrierës së saj, ka punuar 22 vite në paralelen e Gjurkocit, në kuadër të SHFMU “Lasgush Poradeci” – Muzeqinë, ndërsa 2 vite në SHFMU “Ibrahim Krasniqi” në Smallushë.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga shkolla “Lasgush Poradeci” – Myzqeinë:

PENSIONIMI I MËSIMDHËNËSES SANIJE KRASNIQI

Pas 24 vitesh përkushtim, punë dhe kontribut në arsim, mësimdhënësja e gjuhës shqipe, znj. Sanije Krasniqi, përmbyll rrugëtimin e saj profesional dhe del në pension.

- Advertisement - m2

Gjatë karrierës së saj, znj. Krasniqi ka punuar 22 vite në paralelen e Gjurkocit, në kuadër të SHFMU “Lasgush Poradeci” – Muzeqinë, ndërsa 2 vite në SHFMU “Ibrahim Krasniqi” në Smallushë.

Përgjatë këtyre viteve, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të nxënësve, duke e ushtruar profesionin me përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri për gjuhën shqipe. Edhe pse gjatë vitit të fundit, për shkaqe shëndetësore, nuk ishte e pranishme në shkollën tonë, kontributi i saj ndër vite mbetet pjesë e rëndësishme e historisë dhe veprimtarisë së shkollës.

Me rastin e pensionimit, SHFMU “Lasgush Poradeci” – Muzeqinë i ka ndarë znj. Sanije Krasniqi mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e saj shumëvjeçar në arsim. Mirënjohje për punën dhe kontributin e saj i kanë ndarë gjithashtu Sindikata dhe kolegët e saj.

Pas 24 vitesh pune, ajo lë pas një rrugëtim të pasur profesional dhe kujtime të shumta në mesin e nxënësve dhe kolegëve.

Në emër të gjithë kolektivit të shkollës, i shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për çdo vit të përkushtimit dhe kontributit të saj në arsim.

I urojmë pensionim të mbarë, shëndet, lumturi dhe shumë vite të bukura pranë familjes dhe më të dashurve!