Pensionohet mësimdhënësi Hashim Kastrati nga Turjaka e Malishevës



nder titull

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësimdhënësi Hashim Kastrati nga Turjaka e Malishevës. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Fehmi Agani”.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement - M1

 

Ceremoni pensionimi

#Falënderim_Mirënjohje_Dhurata_Darkë, me rastin e pensionimit të mësimdhënësit tonë të matematikës, z.Hashim Kastrati.

- Advertisement - m2

Biografi e shkurtër

Hashim Kastrati u lind më 15 shtator 1961 në Turjakë, pas përfundimit të shkollimit fillor në Lumishtë, e të mesme në Malishevë dhe Kijevë, në vitin akademik 1980/1981 filloi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren, në drejtimin Fizikë-Matematikë.

Më vonë, studimet i vazhdon në Universitetin e Prishtinës, ku fitoi gradën Bachelor në Matematikë-Informatikë.

Rrugëtimin e tij si mësimdhënës e filloi në vitin shkollor 1982/1983, në shkollën “Migjeni” në Lumishtë. Pas dhjetë vitesh pune atje, kaloi në shkollën tonë, ku me përkushtim, zell dhe përgjegjësi punoi deri më sot – pensionimin e tij.

44 vite në arsim janë një jetë e tërë kushtuar dijes dhe edukimit të brezave. Në këtë përvojë të gjatë pune, i veçojmë vitet e robërisë, pra vitet e 90-ta, ku si shumë mësimdhënës të asaj kohe edhe mësuesi jonë kontribuoi në mbajtjen gjallë të arsimit shqip pa kompenzim material.

Mësuesi Hashim është matematicienti i parë i fshatit tonë dhe puna e tij me nxënësit ka qenë e frytshme. Kur shumë vendbanime e shkolla sot përballen me mungesën e kuadrave të matematikës, sot mësuesi jonë nuk largohet vetëm si një mësimdhënës me përvojë, por lë pas edhe dy matematicientë të shkëlqyer, si dëshmi e bukur e punës dhe ndikimit të tij në mësimdhënie.

Punën dhe mësmdhënien e tij e vlerësojmë lartë: me nxënësit ishte i afërt, i dashur dhe korrekt; me kolegët bashkëpunues dhe i respektuar. Ishte mbështetës i aktiviteteve të nxënësve dhe pjesë aktive e jetës së shkollës.

Por kontributi i tij nuk u kufizua vetëm në arsim. Gjatë dhe pas luftës, ai dha një kontribut të rëndësishëm për komunitetin: si nënkryetar për emergjenca gjatë luftës, për 15 vite kryetar i fshatit pas luftes, anëtar i Komisionit për ndërtimin e shkollës, kryetar i Komisionit për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Lumishtë–Mrasor dhe për 12 vite është anëtar i Kryesisë së Kryqit të Kuq në Malishevë.

I nderuari mësuesi Hashim,

Sot nuk po të themi lamtumirë. Po të themi faleminderit.

Faleminderit për 44 vite punë, përkushtim dhe sakrificë. Faleminderit për çdo nxënës që ke mësuar dhe edukuar, për çdo këshillë, për çdo bashkëpunim dhe për çdo kontribut që ke dhënë për shkollën dhe komunitetin tonë.

Andaj, me rastin e pensionimit dhe ditëlindjes tuaj, Drejtoria e shkollës sonë në emer të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve ju falënderon dhe ndan mirënjohje për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave, njëherit ju urojë Pensionimin me dëshiren që të keni shëndet të mirë, pleqëri të mbarë, pa brenga dhe të lumtur pranë me të dashurëve tuaj!

Urime dhe faleminderit, mësuesi Hashim!
Me respekt,
Agron Zogaj, drejtori i shkollës