Postimi i shkollës:
Urime ditëlindjen! Urime pensionimin, mësimdhënësi i artit figurativ, z. Fiduli Axhemi!
Pas shumë viteve punë të palodhshme, përkushtimi dhe dashurie për arsimin dhe artin, mësimdhënësi i Artit Figurativ, z. Fiduli Axhemi, i dha fund karrierës së tij në mësimdhënie.
Të shkruash dhe të flasësh për mësimdhënësin Fiduli, për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij ndër vite, nuk mjaftojnë as letrat, as orë të tëra. Ai nuk ishte vetëm një mësimdhënës i përkushtuar, por edhe artist në plot kuptimin e fjalës, i cili përmes ngjyrave, formave dhe krijimtarisë ka ditur ti u përcjellë brezave jo vetëm njohuri, por edhe dashurinë për artin dhe bukurinë.
Shkolla e njeh atë si punëtor të madh, parimor, të respektuar dhe, mbi të gjitha, si pedagog të mirë dhe artist të veçantë, i cili ka lënë gjurmë te shumë gjenerata nxënësish.
Sot, me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit, i urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë e të lumtur, ditë të mbushura me paqe, krijimtari dhe kënaqësi, si dhe një pensionim të rehatshëm pranë familjes së tij.
Fiduli, faleminderit për çdo ngjyrë që i dhe shkollës sonë, për çdo vepër që krijove dhe për çdo brez që e frymëzove!
Me respekt të veçantë,
Drejtoria e SHFMU “Zekeria Rexha”