Pensionohet mësimdhënësi Fehmi Shabani nga Prekazi



nder titull

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësimdhënësi Fehmi Shabani nga Prekazi. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Në një atmosferë të ngrohtë e plot respekt, kolektivi i shkollës sonë u mblodh për të shënuar dy momente të veçanta në jetën e kolegut tonë të nderuar, Fehmi Shabani – ditëlindjen dhe pensionimin e tij.

Me një drekë të përbashkët, shprehëm mirënjohjen për vitet e tëra të përkushtimit, punës së palodhur dhe kontributit të çmuar që dha në edukimin e shumë brezave. Faleminderit për gjithçka që i dhatë shkollës sonë me profesionalizëm, urtësi dhe zemër të madhe.

I urojmë shëndet, lumturi dhe shumë vite të mbushura me gëzim pranë familjes.

- Advertisement - m2

Pensionimi qoftë fillimi i një kapitulli të ri, të qetë e të bukur!

Gëzuar ditëlindjen dhe pensionimin, mësues Fehmi! Ju dëshirojmë vetëm të mira në çdo hap të jetës.