Pensionohet arsimtarja Sekine Sanaja



nder titull

- Advertisement5 -

Është pensionuar arsimtarja Sekine Sanaja. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se gjurmët që ka lënë në shkollë dhe në zemrat e nxënësve e kolegëve do të mbeten gjatë.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë:

Me rastin e pensionimit të arsimtares sonë të nderuar Sekine Sanaja, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për punën, përkushtimin dhe kontributin e saj të çmuar ndër vite në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.

Arsimtarja Sekine ka qenë gjithmonë një mësimdhënëse e zonja dhe e dalluar, një kolege e dashur dhe bashkëpunuese, e cila profesionin e saj e ka ushtruar me shumë dashuri e përgjegjësi. Për të, nxënësit nuk kanë qenë vetëm nxënës – i ka dashur dhe përkrahur si fëmijët e saj, duke u qëndruar pranë me durim, mirëkuptim dhe këshilla të çmuara.

- Advertisement - m2

Gjurmët që ka lënë në shkollë dhe në zemrat e nxënësve e kolegëve do të mbeten gjatë.

Pensionimi shënon përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm profesional, por edhe fillimin e një periudhe të re, të cilën urojmë ta gëzojë me shëndet, qetësi dhe lumturi pranë familjes së saj.

E dashur arsimtare Sekine, faleminderit për çdo orë mësimi, çdo këshillë, çdo bashkëpunim dhe për gjithë dashurinë që u ke dhuruar brezave të nxënësve.

Urime pensionimi dhe të priftë e mbara në çdo ditë të re