Shkolla “Bajram Curri”, në Sllatinë të Madhe ka njoftuar se është pensionuar arsimtari i fizikës, Halit Beqiri, shkruan AlbanianEducation.
Mes nxënësve dhe kolegëve, me shumë emocione, mirënjohje e kujtime të bukura, u përshëndet arsimtari Halit, i cili për vite me radhë dha kontributin e tij në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.
Njoftimi i shkollës:
Urime pensionimi, arsimtari Halit! ❤️
Një lamtumirë e veçantë dhe plot emocione iu dha sot arsimtarit të fizikës, Halit Beqiri, në shkollën tonë në Harilaq, i cili sot përmbylli ditën e fundit të mësimit, pas mbi dy dekadash shërbimi në shkollat tona në Sllatinë të Madhe, Harilaq dhe Henc. 🏫📚
Mes nxënësve dhe kolegëve, me shumë emocione, mirënjohje e kujtime të bukura, u përshëndet arsimtari Halit, i cili për vite me radhë dha kontributin e tij në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave. ❤️👨🏫
Sot mbyllet një kapitull i gjatë i punës, por mbeten gjurmët e një mësuesi që la diçka nga vetja te nxënësit dhe kolegët e tij. 🌿📖
I urojmë arsimtarit Halit Beqiri pensionim të mbarë, shëndet, qetësi dhe shumë vite të bukura pranë familjes së tij! 👨👩👧👦❤️
Faleminderit për gjithçka, arsimtar Halit!
Puna juaj dhe kujtimi për ju do të mbeten pjesë e historisë së shkollës sonë. 🌹🏫
🤍 Urime pensionimin dhe gëzofshi çdo ditë të këtij kapitulli të ri të jetës!