Pas shumë vitesh përkushtim dhe punë në arsim, arsimtari i matematikës, Ahmet Ahmeti, është përcjellë në pension nga kolektivi i shkollës “Hasan Prishtina” në fshatin Godanc të Shtimes.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kolegët dhe nxënësit shprehën mirënjohjen për kontributin e tij ndër vite në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të shumta të nxënësve.
Me këtë rast, arsimtari Ahmeti u përshëndet me duartrokitje dhe urime për përfundimin e një rrugëtimi të gjatë profesional në arsim. Gjatë aktivitetit u krijuan edhe kujtime përmes fotografive, të cilat do të mbeten si dëshmi e një periudhe të rëndësishme të jetës së tij profesionale.
Kolektivi i shkollës vlerësoi punën, përkushtimin dhe kontributin e arsimtarit Ahmeti, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe shumë vite të lumtura pranë familjes dhe njerëzve të dashur.
“Faleminderit për gjithçka, arsimtar Ahmet!”, ishte mesazhi i shkollës në këtë ditë të veçantë.