Pas shumë vitesh punë dhe përkushtim në shërbim të shkollës, punëtori teknik i shkollës “Bajram Curri” në Istog, Arsim Blakaj, ka përmbyllur angazhimin e tij profesional dhe ka dalë në pension, shkruan AlbanianEducation.net.
Me këtë rast, drejtoria dhe kolektivi i shkollës kanë shprehur mirënjohje për kontributin e tij ndër vite, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kohës së angazhimit në këtë institucion arsimor.
Nga shkollës “Bajram Curri” kanë uruar Blakajn për një pensionim të qetë, shëndet dhe jetë të gjatë pranë familjes.
“Drejtoria dhe i gjithë kolektivi i shkollës shprehin mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për kontributin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tij ndër vite”, thuhet në njoftimin e shkollës.
