Pas më shumë se 25 vitesh punë në arsim, mësuesja Mexhide Sejdiu është përcjellë në pension nga nxënësit dhe kolegët e saj në shkollën “Bajram Curri”, në Sllatinë të Madhe, Harilaq dhe Henc.
Në ditën e pensionimit, Sejdiu dorëzoi ditarin, ndërsa në shkollën në Henc u zhvillua një moment përshëndetjeje me nxënës dhe kolegë, i shoqëruar me urime, kartolina dhe emocione.
Gjatë karrierës së saj profesionale, Mexhide Sejdiu ka kontribuar në edukimin e brezave të nxënësve në shkollat e Sllatinës së Madhe, Harilaqit dhe Hencit.
Nga shkolla “Bajram Curri” e kanë vlerësuar atë për përkushtimin në punë, korrektësinë dhe profesionalizmin, duke theksuar kontributin e saj në komunitetin shkollor.
Me rastin e pensionimit, kolegët dhe nxënësit i kanë shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë ndër vite dhe i kanë uruar shëndet, qetësi dhe shumë vite të lumtura në kapitullin e ri të jetës.
“Faleminderit për gjithçka, arsimtare Mexhide!”, është mesazhi i shkollës për mësuesen që përfundoi karrierën e saj në arsim.