Pas një karriere të gjatë në fushën e edukimit dhe një angazhimi shumëvjeçar në shërbim të brezave të rinj, Sanije Gagica-Elezi ka përmbyllur rrugëtimin e saj profesional, duke nisur një kapitull të ri të jetës – pensionimin, shkruan AlbanianEducation.net.
Sanije Gagica-Elezi lindi më 10 gusht 1961 në fshatin Poliçkë të Komunës së Kamenicës. Arsimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi në Gjilan.
Rrugëtimin arsimor e vijoi në Akademinë Pedagogjike, në drejtimin për edukatore, ndërsa më pas përfundoi edhe studimet universitare në të njëjtën fushë.

Përgjatë dekadave të punës, ajo ia kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës edukimit dhe formimit të brezave, duke kontribuar në zhvillimin e fëmijëve dhe në jetën e komunitetit.
Me pensionimin e saj, mbyllet një kapitull i rëndësishëm profesional, i shoqëruar me përvojë, përkushtim dhe vite të shumta në shërbim të edukimit.
Sanije Gagica-Elezi urime pensionimin! I urojmë shëndet, lumturi, qetësi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës.