Pas dekadash në arsim, pensionohen mësimdhënësit Enver Maxharraj dhe Sylë Zeqiraj



nder titull

- Advertisement5 -

Pas një karriere të gjatë në shërbim të arsimit dhe edukimit të brezave të rinj, arsimtari Enver Maxharraj dhe mësuesi Sylë Zeqiraj kanë përmbyllur rrugëtimin e tyre profesional, duke dalë në pension.

- paragrafi 1 -

Me këtë rast, Faqja e Fshatit Vrellë ka shprehur mirënjohje dhe respekt për kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim, duke vlerësuar përkushtimin e treguar ndër vite ndaj nxënësve dhe komunitetit.

- Advertisement - M1

Gjatë karrierës së tyre, Maxharraj dhe Zeqiraj kanë qenë pjesë e rëndësishme e edukimit të shumë gjeneratave, duke përcjellë njohuri, këshilla dhe vlera te brezat e rinj.

Pensionimi shënon përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm të jetës së tyre profesionale, ndërsa kontributi i tyre mbetet pjesë e kujtesës së nxënësve, kolegëve dhe komunitetit të Vrellës.

Me rastin e pensionimit, atyre u janë përcjellë urime për shëndet, jetë të gjatë, lumturi dhe shumë vite të mira pranë familjeve të tyre.

- Advertisement - m2

2 1