Pas 42 vitesh në arsim, pensionohet mësuesi dhe ish-drejtori Hamdi Bytyçi nga Suhareka



nder titull

- Advertisement5 -

Pas më shumë se katër dekadash në shërbim të arsimit, mësuesi dhe ish-drejtori Hamdi Bytyçi i ka dhënë fund karrierës së tij profesionale me rastin e pensionimit, shkruan Reporteri. net.

- paragrafi 1 -

Përkushtimi i tij në edukimin e brezave, drejtimin e shkollës dhe përfaqësimin e punonjësve të arsimit është vlerësuar me mirënjohje dhe respekt të veçantë.

- Advertisement - M1

Kontributi i tij shumëvjeçar mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së arsimit në komunitetin ku shërbeu.

Njoftimi nga faqja Semetishti:

Falënderim me rastin e pensionimit për mësuesin, drejtorin e kontributin e shumanshëm të z.Hamdi Bytyçi.

- Advertisement - m2

Hamdi Bytyçi lindi me 7 gusht 1961 në fshatin Semetisht. Shkollën fillore e kreu në fshatrat Semetisht dhe Nishor. Shkollën e mesme e kreu në Akademinë Pedagogjike në Prizren, ndërsa më pas vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, ku fitoi titullin e mësimdhënësit.

Në vitin 1984 përfundoi shkollimin dhe, po atë vit, filloi punën si mësimdhënës. Karrierën e nisi në fshatin Kërvasari, për të vazhduar më pas në Nishor, Peqan dhe në vendlindjen e tij, Semetisht, ku punoi deri në pensionim.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare në arsim, Hamdi Bytyçi dha një kontribut të rëndësishëm në të tri nivelet e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët (SHFMU). Me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi, ai edukoi dhe arsimoi breza të tërë nxënësish, duke fituar respektin e kolegëve, nxënësve dhe komunitetit.

Për gjashtë vjet ushtroi detyrën e drejtorit të shkollës, duke udhëhequr institucionin me përkushtim dhe përgjegjësi. Për disa vite ishte edhe kryetar i sindikatës së shkollës, ku u angazhua për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punonjësve të arsimit.

Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të arsimit, Hamdi Bytyçi mbetet një figurë e respektuar, e njohur për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij në edukimin e shumë brezave. Puna dhe vlerat e tij vazhdojnë të jenë shembull frymëzimi për komunitetin dhe brezat e ardhshëm.

Do u jemi falënderues gjithë jetën mësues i dashtun brezat tuaj janë dëshmi e punës suaj dhe përkushtimit, respekti e nderi do ju përcjellin kudo, urime shëndet!