Është pensionuar mësuesja Hyra Hoti. Njofmiin e ka dhënë shkolla “Hamëz Thaçi”, në fshatin Xërxë.
Mësuesja Hyra mbi 40 vite dhatë kontribut të pakursyer për ata që ishin të etur për dije.
Njoftimi i shkollës:
Urim për mësuesen Hyra Hoti
Sot është ditëlindja jote dhe njëherit edhe zyrtarisht përfundimi i karrierës profesionale në arsim.
Mbi 40 vite dhatë kontribut të pakursyer për ata që ishin të etur për dije. Ishit prijetare në emancipimin e shoqërisë përballë sfidave të kohës në Kosovën tonë, pa harruar edhe kontributin tuaj në organizimin e mësimit shqip gjatë viteve të 90’.
Sot dhe çdoherë do të jemi mirënjohës për kontributin jetësor në edukimin dhe arsimimin e brezave! Fryt i punës sate janë edhe mësimdhënësit e shumtë me të cilët punove deri sot.
Respekti për ty çdoherë po mbetet nën hijen e respektit tënd për kolegët, e në veçanti për ne nxënësit e tu, sepse respektin tonë për ty po na e kthen shumëfish neve.
Sot zyrtarisht po liroheni nga angazhimet e mëtutjeshme profesionale, mirëpo jemi të bindur se do të jeni pjesë e kolektivit të shkollës gjithmonë!
Urojmë të kesh pleqëri të mbarë, shëndet, jetë të gjatë e gëzime gjithmonë!
Me respekt, Drejtoria e Shkollës!