Shkolla “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se është pensionuar arsimtarja Zeqavete Veliu e cila punoi për 34 vjet në këtë institucion shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.
Pjesë e kësaj shkolle ishte nga viti 1992 ku punoi deri në pensionim.
Për punën e saj të suksesshme ajo u nderua me mirënjohje në vitin 2002, 2012 dhe 2022.
Njoftimi i shkollës:
Këto ditë pas një pune të gjatë dhe të suksesshme në shkollën tonë, u pensionua arsimtarja e nderuar Zeqavete Veliu ku në shkollën tonë punoi për 34 vjet.
Zeqavete Veliu shkollimin fillor e kreu në shkollën “15 Nëntori” në Preshevë ndërsa shkollimin e mesëm e kreu ne SHM ”Skënderbeu” po në Preshevë. Studimet e larta i vazhdoi në SHLP “Kliment Ohridski” në Shkup – drejtimi, Matematikë-Fizikë.
Fakultetin e Edukimit e kreu ne Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë drejtimi Matematikë-Informatikë.
Në fillim punoi në SHF ”Selami Hallaçi” në Rahovicë të Preshevës, më pastaj në SHF ”Vëllazërimi” në Obiliq prej vitit 1987-1992.
Nga viti 1992 inkuadrohet në SHMU “Hasan Prishtina” në Prishtinë ku punoi deri në pensionim. Për punën e saj të suksesshme u nderua me mirënjohje në vitin 2002, 2012 dhe 2022.
Duke ju falënderuar për kontributin tuaj arsimor, nxënësit, mësimdhënësit dhe personeli urojnë të gëzoni pensionimin e merituarnë gjirin familjar!
Drejtoria e shkollës
