Mësimdhënësi i gjuhës angleze në shkollën “Emin Duraku” në Kaçanik, Ars. Fatmir Teneqja, është përcjellë në pension pas 32 vitesh punë dhe përkushtim në arsim.
Me këtë rast, kolektivi i shkollës ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij ndër vite, duke vlerësuar profesionalizmin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe përkushtimin e treguar gjatë karrierës së tij.
Sipas shkollës, Teneqja ka qenë gjithmonë i gatshëm të ndihmojë kolegët dhe të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit shkollor, duke fituar respektin e kolegëve dhe nxënësve.
“Kontributi i tij ndër vite do të mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës së SHFMU ‘Emin Duraku’”, thuhet në mesazhin e kolektivit të shkollës.
Në fund, kolektivi i ka uruar mësimdhënësit Fatmir Teneqja pensionimin, duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në kapitullin e ri të jetës.
