Pas 25 vitesh në arsim, pensionohet mësimdhënësi Jakup Neziri nga Gjilani



nder titull

- Advertisement5 -

Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në arsim, është pensionuar mësimdhënësi i Shkollës Ekonomike në Gjilan, Jakup Neziri.

- paragrafi 1 -

Neziri, i cili nisi punën si mësimdhënës në vitin 2001, për 25 vite ka qenë pjesë e edukimit të gjeneratave të nxënësve, fillimisht në paralelet e ndara në Pogragjë.

- Advertisement - M1

Rrugëtimi i tij jetësor është i mbushur me sfida e sakrifica. Pas diplomimit në Fakultetin Ekonomik në Novi-Sad, në vitin 1987, ai u largua nga puna gjatë masave serbe të vitit 1989. Për një dekadë punoi si zdrukthëtar për të siguruar ekzistencën, ndërsa gjatë luftës dha kontributin e tij për lirinë e vendit.

Gjatë 25 viteve në arsim, Neziri ka udhëhequr pesë gjenerata nxënësish, ndërsa sot suksesin e tyre e sheh si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij.