Orik Llapashtica shkëlqen në SHBA, fiton medalje në matematikë dhe shkencë



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësi Orik Llapashtica, i klasës 3/3 në SHFMU “Iliria” në Prishtinë, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në NEO Science Olympiad 2026, garë prestigjioze ndërkombëtare e mbajtur në New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përfaqësoi me dinjitet Kosovën.

- paragrafi 1 -

Falë talentit, përkushtimit dhe rezultateve të shkëlqyera, Oriku u shpërblye me Medaljen e Argjendtë në Matematikë dhe Medaljen e Bronztë në Shkencë, duke u renditur mes nxënësve më të suksesshëm të kësaj olimpiade ndërkombëtare.

- Advertisement - M1

Nga SHFMU “Iliria” vlerësuan se ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe potencialit të madh që kanë nxënësit kosovarë për të konkurruar me sukses edhe në arenën ndërkombëtare.

762944599 122261679536060694 7175676158104546862 n

“Orik Llapashtica është krenari për shkollën, familjen dhe gjithë Kosovën. Suksesi i tij është frymëzim për bashkëmoshatarët dhe dëshmi se puna dhe përkushtimi shpërblehen me rezultate të mëdha”, thuhet në urimin e shkollës.

- Advertisement - m2

Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm për arsimin kosovar në garat ndërkombëtare, duke dëshmuar nivelin dhe potencialin e nxënësve të vendit.