Orientim karriere në 30 shkolla: Programi pilot synon të orientojë të rinjtë drejt tregut të punës



nder titull

- Advertisement5 -

Zgjedhja e profesionit dhe përgatitja për tregun e punës pritet të marrin një rol më të strukturuar që në shkollën e mesme. Një model i ri për zhvillimin e aftësive për jetën dhe orientimin e karrierës do të zbatohet në 30 shkolla të mesme në vend.

- paragrafi 1 -

Nisma vjen në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e të rinjve mbeten jashtë si arsimit, ashtu edhe tregut të punës. Sipas të dhënave të OECD-së, rreth 20.9% e të rinjve të moshës 15–24 vjeç në Shqipëri nuk janë as në punë, as në arsim dhe as në trajnim, një nivel më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian.

- Advertisement - M1

Projekti, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga UNICEF Albania në partneritet me Qendrën për Aftësi Konkurruese, do të zgjasë 18 muaj dhe synon t’i ndihmojë nxënësit të marrin vendime më të informuara për vazhdimin e arsimit dhe rrugën e tyre profesionale.

Në fokus do të jenë aftësi që konsiderohen gjithnjë e më të rëndësishme për tregun e sotëm të punës, si mendimi kritik, komunikimi, bashkëpunimi, kreativiteti dhe aftësitë digjitale. Për këtë qëllim parashikohet zhvillimi i moduleve digjitale, mjeteve praktike për shkollat, si dhe trajnimi i mësuesve, drejtuesve dhe koordinatorëve të orientimit të karrierës.

Një nga elementet kryesore është ngritja e një modeli të strukturuar të këshillimit për karrierën brenda shkollës. Nxënësit synohet të ndihmohen të identifikojnë më mirë aftësitë dhe interesat e tyre, por edhe të njohin mundësitë që ofron tregu përpara se të vendosin për universitetin apo profesionin që do të ndjekin.

- Advertisement - m2

Programi parashikon gjithashtu një lidhje më të drejtpërdrejtë mes shkollave dhe tregut të punës, përmes bashkëpunimit me zyrat e punësimit, universitetet, bizneset dhe komunitetet lokale.