Në shkollën “Lan Selimi” në Lumbardh të Deçanit është zhvilluar një takim pune me stafin mësimdhënës, me fokus në organizimin dhe koordinimin e punës për vitin shkollor 2026/2027.
Gjatë takimit, Koordinatori i Cilësisë, Muhamed Selmonaj, dhe Kryetarja e Aktiveve Profesionale, Arta Miroci, prezantuan planet e punës për vitin e ri shkollor.
Ndërkaq, pedagogia e shkollës, Suzana Mazrrekaj, prezantoi rolin e saj dhe format e mbështetjes që do t’u ofrohen nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë procesit edukativo-arsimor.
Në fokus të diskutimeve ishte dokumentacioni pedagogjik, përcjellja e përparimit të nxënësve, bashkëpunimi profesional mes stafit, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë që e presin shkollën gjatë vitit shkollor.
Sipas shkollës, takimi synoi forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit profesional, me qëllim të realizimit të objektivave të përcaktuara për vitin shkollor 2026/2027.
SHFMU “Lan Selimi” ka bërë të ditur se puna do të vijojë me përgjegjësi, koordinim dhe përkushtim në funksion të një procesi sa më cilësor edukativo-arsimor.