Nxënësja Simay Luma përfaqësoi Kosovën në kampin veror ndërkombëtar të astronomisë në Slloveni



nder titull

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka njoftuar se nxënësja Simay Luma, e klasës X-15, mori pjesë me sukses në GoChile Summer Camp, një kamp veror ndërkombëtar i astronomisë, ku u mblodhën 20 nxënës nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Qiproja, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

- paragrafi 1 -

Simay ishte e vetmja pjesëmarrëse që përfaqësoi Kosovën, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën dhe Republikën e Kosovës.

- Advertisement - M1

Pjesëmarrësit u lidhën në distancë me një teleskop në Kili për të realizuar fotografi të Rrugës së Qumështit, ndërsa në mbrëmje kryen vëzhgime të Diellit dhe të qiellit me teleskopë në Slloveni.

22

Njoftimi i plotë:

- Advertisement - m2

Nxënësja jonë, Simay Luma, e klasës X-15 Fen, mori pjesë me sukses në GoChile Summer Camp, një kamp veror ndërkombëtar i astronomisë ku u mblodhën 20 nxënës nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Qiproja, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Simay ishte e vetmja pjesëmarrëse që përfaqësoi Kosovën, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën tonë dhe Republikën e Kosovës.

Kampi u zhvillua në Universitetin e Nova Goricës, ku Simay zgjodhi të punojë në projektin “Dark Clouds in the Milky Way” (Retë e Errëta në Rrugën e Qumështit). Gjatë programit, ajo ndoqi ligjërata teorike dhe zhvilloi aktivitete praktike në fushën e astronomisë.

Pjesëmarrësit u lidhën në distancë me një teleskop në Kili për të realizuar fotografi të Rrugës së Qumështit, ndërsa në mbrëmje kryen vëzhgime të Diellit dhe të qiellit me teleskopë në Slloveni.

Programi përfshinte tema si nebulozat, magnituda yjore, fotometria, përpunimi i të dhënave, sensorët e dritës, Observatori Vera Rubin, vrimat e zeza dhe ekzoplanetët.

Përveç pjesës akademike, pjesëmarrësit zhvilluan edhe aktivitete kulturore dhe sociale. Ata vizituan qytetin e Nova Goricës dhe qytetin italian Gorizia, ndërtuan dhe lëshuan raketa nga shishe plastike, morën pjesë në aktivitete sportive dhe zhvilluan një bashkëbisedim online me një astronom. Në përfundim të kampit, Simay prezantoi me sukses projektin e saj final dhe u pajis me certifikatë pjesëmarrjeje.

Kjo përvojë i mundësoi Simayt të zgjerojë njohuritë e saj në astronomi, të fitojë përvojë praktike në kërkimin shkencor dhe të krijojë miqësi me të rinj nga vende të ndryshme të Evropës.

Jemi krenarë për arritjen e nxënëses sonë, Simay Luma, dhe për përfaqësimin e shkëlqyer të shkollës sonë dhe të Republikës së Kosovës në një aktivitet ndërkombëtar me karakter shkencor. I urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik dhe shkencor!