Nxënësja Rita Spahiu përfaqëson Kosovën në Kampin Veror Frankofon në Moldavi



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësja e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, Rita Spahiu, po përfaqëson Kosovën në Kampin Veror Rajonal Frankofon, i cili po mbahet në Moldavi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kampi organizohet nga Ministria e Arsimit të Moldavisë, me mbështetjen e CREFECO-s (Qendra Rajonale Frankofone për Evropën Qendrore dhe Lindore) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF).

- Advertisement - M1

Në këtë aktivitet ndërkombëtar po marrin pjesë të rinj nga nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke krijuar mundësi për shkëmbim kulturor, gjuhësor dhe njohurish mes të rinjve.

768205364 899173593016553 1063226150991785040 n

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Kosova u përfaqësua nga Rita Spahiu, e cila gjatë prezantimit të saj foli edhe për qytetin e Vushtrrisë, duke e prezantuar atë para pjesëmarrësve të kampit.

- Advertisement - m2

Pjesëmarrja e Ritës në këtë aktivitet ndërkombëtar përbën një vlerësim për punën dhe angazhimin e saj, si dhe një mundësi për promovimin e Kosovës dhe Vushtrrisë në një mjedis ndërkombëtar.

Urime Ritës, Gjimnazit “Eqrem Çabej” dhe Vushtrrisë për këtë përfaqësim të denjë!