Nxënësja e shkollës “Daut Bogujevci”, Riga Syla, ka shënuar një sukses të veçantë në një garë ndërkombëtare të krijimtarisë letrare dhe poetike për fëmijë.
Riga mori pjesë në “2026 World Youth Literary Poetry Competition”, ku konkurroi në kategorinë Children Group (8–9 vjeç).
Sipas njoftimit të shkollës, më 31 gusht 2026, ajo u vlerësua me çmimin RUNNER-UP, duke u renditur në vendin e dytë në mesin e fituesve të kësaj gare ndërkombëtare.
Shkolla “Daut Bogujevci” e ka përgëzuar nxënësen për këtë arritje, duke theksuar se suksesi i saj është një burim krenarie për shkollën dhe komunitetin.
Shkolla i ka uruar Rigës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj letrar dhe akademik.