Nxënësja Rajana Podvorica nga Vushtrria ka shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze.
Rajana, nxënëse e SHMU 2 në Vushtrri, është kualifikuar në finalen e madhe të garës SIL English 2026, e cila do të mbahet gjatë muajit dhjetor në Oxford të Anglisë.
Ky sukses vjen pas përfaqësimit të Kosovës në finalen e garës ndërkombëtare Hippo në Romë të Italisë, në vitin 2024, si dhe në garën Hi Lingua në Paris të Francës, në vitin 2025.


Falë talentit, përkushtimit dhe rezultateve të saj, Rajana po ndërton një rrugëtim të suksesshëm ndërkombëtar, duke dëshmuar potencialin e të rinjve nga Kosova në fushën e gjuhëve të huaja. Rajanës i dëshirojmë suksese në finalen e Oxfordit dhe në garat e ardhshme