Nxënësja 8-vjeçare Eda Bahtiri, nga shkolla Model “Qamil Batalli”, ka shënuar një sukses të veçantë në një garë ndërkombëtare të gjuhës angleze, shkruan AlbaianEducation.net.
Eda, nxënëse e klasës së tretë, ka fituar Medaljen e Artë në SiL English Subject Test 2026, duke u dalluar për njohuritë dhe përgatitjen e saj në gjuhën angleze.
Si rezultat i këtij suksesi, Eda është kualifikuar për të përfaqësuar Kosovën në Finalen e Madhe në Oxford të Mbretërisë së Bashkuar, ku pritet të garojë së bashku me nxënës të talentuar nga vende të ndryshme të botës.


Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme për Edën, familjen e saj dhe shkollën ku ajo vijon mësimet, ndërsa njëkohësisht është edhe një motivim për nxënësit e tjerë që të punojnë dhe të zhvillojnë talentet e tyre.
Me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, Eda tashmë do të ketë mundësinë të përfaqësojë Kosovën në një prej etapave më të rëndësishme të kësaj gare ndërkombëtare.