Kryetari i Rahovecit ka pritur në takim Drenushë Morinën, vajzën e bashkëluftëtarit të tij, Ruzhdi Morinës nga Ratkoci, me të cilën ka bashkëbiseduar për arritjen e saj të parë në fushën e edukimit.
Drenushë Morina është bashkautore e librit “Kodimi 1”, një botim i dedikuar për nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore.
Libri synon t’u ndihmojë fëmijëve në zhvillimin e të menduarit logjik, aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe njohurive bazë të kodimit, përmes aktiviteteve interesante dhe argëtuese.
Sipas njoftimit të kryetarit, ky projekt pritet të zgjerohet edhe më tej, me botimin e librave të kodimit deri në klasën e pestë.
Kryetari i Rahovecit e ka uruar Drenushë Morinën për këtë arritje, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e saj në funksion të edukimit të brezave të rinj.