Nxënësja e klasës së XI/1 në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, Deola Sejdiu, ka shënuar një arritje të veçantë gjatë pushimeve verore.
Ajo ka përfunduar me sukses kursin online “Cell Biology: Mitochondria” (MCB64.1x), të ofruar nga HarvardX, iniciativa e Universitetit të Harvardit për mësimin online, përmes platformës edX.
Pas përmbushjes së kërkesave të kursit, Deola është pajisur me Verified Certificate, të lëshuar më 5 gusht 2026.
Sipas shkollës, kjo arritje dëshmon përkushtimin dhe interesimin e nxënëses për zgjerimin e njohurive në fushën e biologjisë, si dhe përbën një përvojë të vlefshme në ndjekjen e kurseve me përmbajtje akademike ndërkombëtare.
Shkolla “Dr. Ali Sokoli” e ka përgëzuar Deolën për këtë sukses dhe i ka uruar arritje të tjera në rrugëtimin e saj akademik dhe profesional.
