Nxënësja Alba Pllana, shkëlqen në Olimpiadën Botërore të Shahut – siguron dy tituj



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësja e shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Alba Pllana, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Olimpiadën Botërore të Shahut, e cila u zhvillua nga 14 deri më 28 shtator 2026 në Samarkand të Uzbekistanit.

- paragrafi 1 -

Alba, nxënëse e klasës IX-4, ka arritur rezultat të veçantë në këtë garë ndërkombëtare, duke regjistruar 7 fitore në 10 ndeshje.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit të publikuar nga shkolla, ky rezultat i ka mundësuar asaj të sigurojë edhe dy tituj ndërkombëtarë në shah, WCM dhe WFM.

Arritja e nxënëses nga Prishtina përbën një sukses të rëndësishëm në përfaqësimin e Kosovës në një prej ngjarjeve më të mëdha ndërkombëtare të shahut.

Shkolla “Hasan Prishtina” ka uruar Albën për suksesin, duke i dëshiruar rezultate të reja në garat e ardhshme.

- Advertisement - m2

asss