Nxënësit kosovarë shkëlqejnë në Austri – dëshmojnë njohuri dhe aftësi të shkëlqyera në fushën e Cybersecurity



nder titull

- Advertisement5 -

Kosova Cyber Team ka përfaqësuar Kosovën në Vienna International Ethical Hacking Boot Camp, një kamp ndërkombëtar i dedikuar sigurisë kibernetike, i organizuar nga Cybersecurity Center TU Wien dhe Austria Cyber Security, ku morën pjesë ekipe nga 12 shtete evropiane.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur profesori Blerim Rexha, i cili vlerësoi se pjesëmarrja e ekipit kosovar ishte një mundësi e rëndësishme për të dëshmuar nivelin e përgatitjes së studentëve në një mjedis ndërkombëtar dhe konkurrues.

- Advertisement - M1

Sipas tij, studentët e Kosova Cyber Team u integruan me sukses në ekipet ndërkombëtare, bashkëpunuan me pjesëmarrës nga vende të ndryshme dhe u dalluan në zgjidhjen e sfidave praktike të sigurisë kibernetike. Në disa prej detyrave teknike, ata ishin ndër të parët që ofruan zgjidhjet, ndërsa kontributi i tyre në punën ekipore u vlerësua si i rëndësishëm për rezultatet e përgjithshme.

“Dymbëdhjetë shtete nga Evropa, Kosova në mesin e tyre, treguam se siguria kibernetike është përgjegjësi e përbashkët – e shteteve të mëdha dhe të vogla, e akademisë dhe industrisë, e sektorit publik dhe privat”, ka shkruar Rexha.

nx 1

- Advertisement - m2

Ai theksoi se paraqitja në Vjenë është një tregues inkurajues për rrugëtimin e Kosova Cyber Team drejt sfidave të ardhshme evropiane në fushën e sigurisë kibernetike.

Profesori Rexha shprehu mirënjohje për ekipin e trajnerëve të Kosova Cyber Team, duke veçuar Kastriot Fetahajn, Robert Shalën dhe Arbnor Halilin për angazhimin në përgatitjen e studentëve.

Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe partnerëve dhe sponsorëve që mbështetën pjesëmarrjen e ekipit në këtë aktivitet ndërkombëtar, përfshirë IPKO si sponsor gjeneral i Kosova Cyber Team për vitin 2026, si dhe LuxDev, Raiffeisen Bank, Raiffeisen Tech, cpit compareit GmbH, Universitetin e Prishtinës, FLOSSK dhe Global CT Digital Kosovo.

Pjesëmarrja e Kosova Cyber Team në këtë kamp ndërkombëtar përfaqëson një tjetër hap në fuqizimin e kapaciteteve të të rinjve të Kosovës në fushën e sigurisë kibernetike dhe në promovimin e vendit në arenën evropiane të teknologjisë.