Nxënësit e shkollës “Eqrem Çabej” përfaqësojnë Kosovën në Gjermani



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej”, të cilët po qëndrojnë në Gjermani në kuadër të përfaqësimit të Kosovës, kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë ditës së parë të qëndrimit të tyre.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të publikuar nga gjimnazi, aktivitetet u përqendruan në prezantime të ndërsjella, ku nxënësit patën mundësi të paraqesin punën dhe angazhimin e tyre.

- Advertisement - M1

Paraqitjet e nxënësve kosovarë janë vlerësuar pozitivisht nga nikoqirët, të cilët, sipas shkollës, u kanë përcjellë komplimente dhe vlerësime inkurajuese për angazhimin e tyre.

Gjatë qëndrimit, nxënësit u vizituan edhe nga Konsulli i Kosovës në Shtutgart, Hamdi Bërbatovci. Sipas “Eqrem Çabejt”, konsulli u shpreh me fjalë miradije për nxënësit, pasi pa nga afër kontributin dhe paraqitjen e tyre në gjuhën gjermane.

Qëndrimi në Gjermani po shërben kështu si një mundësi për nxënësit e “Eqrem Çabejt” që të shkëmbejnë përvoja, të prezantojnë njohuritë e tyre dhe të përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet e zhvilluara atje.

- Advertisement - m2