Nxënësit e “Gjin Gazullit” triumfojnë në garën digjitale të BQK-së, fitojnë vendin e parë me lojën edukative “FININTELLECT”



nder titull

- Advertisement5 -

Një grup nxënësish të SH.M.L. “Gjin Gazulli” në Prishtinë kanë shënuar sukses në garën digjitale të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke u renditur ndër projektet më të mira në nivel vendi me zgjidhje inovative në fushën e edukimit financiar.

- paragrafi 1 -

Në garën e mbajtur më 16 mars të këtij viti, vendin e parë e fituan nxënësit Alp Krasniqi dhe Albi Ademaj me lojën digjitale “FININTELLECT”, e cila është zhvilluar për t’i ndihmuar të rinjtë të mësojnë në mënyrë interaktive mbi menaxhimin e buxhetit, kursimin dhe marrjen e vendimeve financiare.

- Advertisement - M1

Po ashtu, një tjetër nxënës i kësaj shkolle, Bardh Aliu, u rendit në vendin e katërt me projektin “Eksperti i Financave”, një platformë edukative e krijuar për të rritur njohuritë dhe ndërgjegjësimin e të rinjve në planifikimin dhe menaxhimin financiar.

Ky rezultat vlerësohet si një tjetër dëshmi e nivelit të lartë të përgatitjes së nxënësve të SH.M.L. “Gjin Gazulli” në fushën e teknologjisë, programimit dhe inovacionit, si dhe e angazhimit të tyre në zhvillimin e projekteve me ndikim praktik.

Për këtë arritje janë përgëzuar nxënësit fitues, mentorët dhe stafi i shkollës, duke e cilësuar suksesin si një motivim për të rinjtë që të vazhdojnë të zhvillojnë idetë e tyre në teknologji dhe inovacion.

- Advertisement - m2

748330298 1061144463049936 6780900802430162637 n

746564923 1038758395208370 6974630555970117325 n

748106625 1677808936844905 8538337443888184176 n