Nxënësit e Gjimnazit “Gjin Gazulli” ndërtojnë dronin e tyre, projekti vlerësohet për inovacion



nder titull

- Advertisement5 -

Një grup nxënësish të shkollës “Gjin Gazulli” në Prishtinë ka projektuar dhe ndërtuar një dron (UAV), duke realizuar të gjithë procesin e zhvillimit në ambientet e shkollës.

- paragrafi 1 -

Projekti ka përfshirë punë në elektronikë, programim, modelim 3D, aerodinamikë dhe inxhinieri, duke kombinuar njohuritë teorike me punën praktike.

- Advertisement - M1

Ekipi përbëhet nga nxënësit:

Andi Xhemaili,

Eldi Rushiti,

- Advertisement - m2

Olt Kajtazi,

Albi Ademi,

Aderona Gashi,

Era Thaqi,

Vlera Gashi,

Erza Ajazaj,

Alp Krasniqi,

Hysni Rahmani,

Amar Veliu.

Gjatë realizimit të projektit, nxënësit kanë dizajnuar dhe printuar pjesë me teknologjinë 3D, kanë montuar komponentët elektronikë, kanë integruar sistemin e kontrollit të fluturimit, si dhe kanë kryer testime dhe përmirësime të vazhdueshme për të siguruar funksionimin e dronit.

Ky projekt synon të dëshmojë se edhe nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë, përmes përkushtimit, kreativitetit dhe bashkëpunimit ekipor, janë të aftë të zhvillojnë projekte të avancuara teknologjike dhe zgjidhje inovative.

Droni është prezantuar në panaire të teknologjisë dhe inovacionit, si dhe në emisione televizive, ku është vlerësuar pozitivisht nga vizitorë dhe profesionistë të fushës. Projekti përfaqëson një shembull të suksesit të të rinjve kosovarë në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, duke frymëzuar edhe gjeneratat e tjera të angazhohen në shkencë, inovacion dhe zhvillim teknologjik.

1 2

2 2

3 1

4

5

6 1