Nxënësi Noar Gërçari fiton dy medalje në Nju Jork



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Meto Bajraktari” në Prishtinë ka njoftuar se nxënësi Noar Gërçari ka fituar medalje të argjendtë në Matematikë dhe edalje të bronztë në Shkenca Natyrore në Nju Jork, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë:

- Advertisement - M1

🏅 Sukses i veçantë i nxënësit tonë, Noar Gërçari!

Me përkushtim, punë dhe dashuri për dijen, nxënësi ynë Noar Gërçari mori pjesë në Neo Science Olympiad 2026, në New York, duke përfaqësuar Kosovën në kategoritë Matematikë dhe Shkenca Natyrore.

Pas kualifikimit përmes testit parakualifikues online, Noari, së bashku me nxënës të tjerë nga Kosova, udhëtoi drejt New York-ut për finalen ndërkombëtare, ku morën pjesë nxënës nga 53 shtete.

- Advertisement - m2

🏆 Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur në Columbia University, Noari u vlerësua me:

🥈 Medalje të argjendtë në Matematikë

🥉 Medalje të bronztë në Shkenca Natyrore

Ky sukses është dëshmi e punës dhe përkushtimit të tij, ndërsa përvoja në një garë ndërkombëtare i ka dhënë mundësi të reja për të zhvilluar më tej njohuritë, vetëbesimin dhe interesimin për shkencën.

👏 Urime Noar për këtë arritje të jashtëzakonshme! Jemi krenarë që suksesi yt është edhe krenari për shkollën tonë dhe Kosovën.

ns