Nxënësi Mat Baruti përfaqësoi Kosovën në programin prestigjioz të Departamentit të Shtetit të SHBA-së



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësi i Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, Mat Baruti, ka përfaqësuar Kosovën në programin prestigjioz ndërkombëtar ODYLP EAGLE 2026 (Excellence in AI and Global Leadership Exchange), një iniciativë e Byrosë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA) të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e zbatuar nga Legacy International.

- paragrafi 1 -

Pas përfundimit me sukses të programit, Baruti u pajis me certifikatë zyrtare, duke dëshmuar angazhimin dhe kontributin e tij në këtë program që mblodhi të rinj me potencial të lartë lidershipi nga vende të ndryshme të botës. Programi ishte i fokusuar në zhvillimin e aftësive në inteligjencën artificiale, inovacion, sipërmarrje, diplomaci dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

- Advertisement - M1

Gjatë qëndrimit në Seattle dhe Washington, D.C., nxënësi kosovar mori pjesë në ligjërata, punëtori, vizita studimore dhe takime me ekspertë në institucione dhe kompani me renome botërore, përfshirë Google, Microsoft, Amazon, Boeing dhe University of Washington.

Një nga momentet kulmore të programit ishte vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me diplomacinë amerikane dhe programet ndërkombëtare të shkëmbimit rinor. Ky aktivitet u pasqyrua edhe në postimin zyrtar të Byrosë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA).

Nga Gjimnazi “Xhevdet Doda” vlerësuan se pjesëmarrja e Mat Barutit në një program të këtij niveli përfaqëson një arritje të rëndësishme si për nxënësin, ashtu edhe për shkollën, duke promovuar Kosovën dhe institucionin arsimor në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement - m2

Sipas shkollës, kjo përvojë dëshmon potencialin e të rinjve të Kosovës për t’u dalluar në mjedise ndërkombëtare dhe pritet të shërbejë si frymëzim për bashkëmoshatarët e tij. Gjimnazi i ka uruar Mat Barutit suksese të mëtejshme në rrugëtimin akademik dhe profesional, me besimin se ai do të vazhdojë ta përfaqësojë me dinjitet Kosovën në iniciativa të tjera ndërkombëtare.