Nxënësi Dion Gashi nga Suhareka fiton tri medalje në Olimpiadën e Teknologjisë në Nju Jork



nder titull

- Advertisement5 -

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për të rinjtë nga Suhareka në skenën ndërkombëtare të teknologjisë. Dion Gashi nga Studençani i Suharekës ka arritur rezultate të shkëlqyera në finalen e madhe “Coding Grand Final – NEO Science Olympiad 2026”, të mbajtur në Nju Jork, SHBA.

- paragrafi 1 -

Në këtë garë ndërkombëtare, ku morën pjesë të rinj nga vende të ndryshme të botës, Dioni u shpërblye me tri medalje, duke dëshmuar aftësitë e tij në programim, inteligjencë artificiale dhe teknologji.

- Advertisement - M1

🥇 Medalja e Artë – Vendi i parë, në kategorinë AI Prompt Engineering për klasat 6–8, ku Dioni tregoi shkathtësi të veçanta në përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

🥉 Medalja e Bronztë, në sfidën dinamike Arena Battles by CodeCombat.

🏅 Honorable Mention – Medalja e Nderit, në kategorinë Challenges by Codementum.

- Advertisement - m2

dioni

dionii

Një moment veçanërisht emocionues ishte ceremonia solemne në Nju Jork, ku Dion Gashi shpalosi me krenari flamurin e Kosovës, duke përfaqësuar denjësisht Suharekën dhe Kosovën përballë pjesëmarrësve nga dhjetëra shtete të botës.Ky sukses përbën një vlerësim të rëndësishëm për talentin dhe potencialin e të rinjve kosovarë në fushat e programimit, inteligjencës artificiale, inovacionit dhe teknologjisë.Triumfi i Dionit është një tjetër dëshmi se talentet nga Suhareka dhe Kosova kanë potencial të konkurrojnë dhe të shkëlqejnë në garat më të mëdha ndërkombëtare të teknologjisë. / Marrë nga Suhareka Online

 

IMG 20260802 WA0007 1440x1080 1