Nxënësi Amar Dragusha nga SHFMU “Nexhmi Mustafa” po përfaqëson Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Gjermane, e cila po mbahet në Mannheim, Gjermani.
Ky sukses vjen pasi Amari fitoi vendin e parë në garën e organizuar nga Goethe-Institut në gjuhën gjermane, duke siguruar kështu të drejtën për të përfaqësuar vendin në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare.
Në olimpiadë marrin pjesë nxënës nga më shumë se 60 shtete të botës, duke e bërë këtë një nga aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mësimit të gjuhës gjermane.
Përmes një njoftimi, shkolla “Nexhmi Mustafa” ka shprehur krenarinë për arritjen e nxënësit të saj, duke theksuar se përfaqësimi i Kosovës në një aktivitet të tillë është një sukses i rëndësishëm për shkollën dhe komunitetin arsimor.
Shkolla i ka uruar Amar Dragushës shumë suksese dhe një përvojë sa më të vlefshme gjatë pjesëmarrjes në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Gjermane në Mannheim.
