Njohuri, bashkëpunim dhe argëtim: Një aktivitet i veçantë në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë kanë zhvilluar një aktivitet edukativ dhe argëtues të enjten më 30 shtator, në kuadër të të cilit patën mundësi të mësojnë përmes bashkëpunimit, lojës dhe shkëmbimit të ideve.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti u zhvillua me ekipin e HyperActive, i cili vizitoi shkollën dhe realizoi një prezantim edukativ me nxënësit, duke u fokusuar në mënyrat se si argëtimi mund të ndërthuret me të nxënit, përqendrimin dhe punën në grup.

- Advertisement - M1

Një pjesë e veçantë e aktivitetit ishte loja në grupe, përmes së cilës nxënësit bashkëpunuan me njëri-tjetrin, shkëmbyen ide dhe ndanë njohuri e fakte interesante rreth temave “Shkolla, Kafshët dhe Natyra”.

Përmes kësaj forme të aktivitetit, secili grup pati mundësinë të kontribuonte me njohuritë e veta, ndërsa njëkohësisht të mësonte edhe nga bashkëmoshatarët.

Aktivitete të tilla synojnë ta bëjnë procesin mësimor më interaktiv dhe t’u krijojnë nxënësve hapësirë për të zhvilluar bashkëpunimin, komunikimin, kreativitetin dhe aftësinë për të punuar së bashku.

- Advertisement - m2

Nga shkolla “Asim Vokshi” e kanë vlerësuar këtë aktivitet si një përvojë të veçantë për nxënësit, duke shprehur mirënjohje për ekipin e HyperActive për angazhimin dhe energjinë e sjellë në klasat e shkollës.

 

1 1

2

4

*Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve dhe në koordinim me drejtorinë e shkollës, duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.