Një jetë në shërbim të arsimit, pensiononet mësuesi Osman Gashi nga Nekoci i Drenasit



nder titull

- Advertisement5 -

Pas një karriere të gjatë prej 36 vitesh në arsim, mësimdhënësi Osman Gashi nga Nekoci i ka dhënë fund angazhimit të tij profesional, duke dalë në pension.

- paragrafi 1 -

Osman Gashi ka lindur më 20 shtator 1961. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Bajram Curri” në Nekoc, ndërsa shkollën e mesme në Drenas. Studimet universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Kimisë.

- Advertisement - M1

Punën në arsim e filloi më 1 shtator 1990, në shkollën “Bajram Curri” në Nekoc, ku për vite me radhë punoi si profesor i Kimisë, por edhe i Matematikës.

Gashi e ushtroi profesionin edhe gjatë periudhës së masave të dhunshme, duke vazhduar kontributin e tij në edukimin dhe arsimimin e brezave të nxënësve.

Pas më shumë se tri dekadash në shërbim të arsimit, kolegët, nxënësit dhe banorët e Nekocit i kanë uruar pensionim të mbarë dhe shëndet e të mira në kapitullin e ri të jetës.

- Advertisement - m2

Ta gëzosh pensionimin Mësuesi Osman!

1 5

2 5

Marrë nga Drenica Online